Justin Bieber, këngëtari dehet dhe drogohet në skenë (VIDEO)
Edhe pse rreth një javë me parë deklaroi për “ Complex Magazine” se në të ardhmen e tij dëshiron të jetojë si Jezusi, Justin Bieber, është filmuar në skenë duke pirë marijuanë dhe alkool.Duket se këngëtari iu është rikthyer sërish veseve të këqija, raportojnë mediat. Gjatë një koncerti live në Zelandën e re, me dyshen e hip hop-it, Rae Sremmurd, Justin pi konjak në skenë.Videoja e cila është postuar në Youtube tregon gjithashtu se Justin ka tymosur edhe marijuanë së bashku me kolegët e tij në skenë, në sy të të gjithë turmës.Varësia e Justin nga alkooli dhe droga, duket se do të jetë një pengesë në karrierën e tij. 21-vjeçari është kritikuar për këtë sjellje dhe shumë fansa të tij kanë reaguar edhe në rrjetet sociale, duke e dënuar këtë sjellje.
/oranews.tv/