Koleksioni "Issey Miyake", Risia e veshjeve me copë tredimensionale

Koleksioni i Issey Miyake's Pranverë/Verë 2016 solli në pasarelë modele të cilat dukeshin si biskota të sapopjekura, ndërsa copa e përdorur ishte “tredimensionale”.Stilisti Yoshiyuki Miyamae prezantoi në javën e Modës në Paris kolekssionin e tij, në kopshtin e famshëm të kryeqytetit francez, Tuileries.Stilisti u shpreh se copa e përdorur në veshjet e tij, është materiali i së ardhmes, ku bashkohen shumëngjyra dhe përfudimi është një material i butë i quajtur ndryshe  “Baked Stretch”.“Në hodhëm ngjitës mbi këtë copë, pastaj mbi të ngjyrat, dhe e futëm në furrë për tu ngrohur. Dhe ngjitësi e zgjeron atë porsi buka.”Temperaturat e larta bëjnë që materiali të shkrihet dhe të marrë kët formë e cila ka aftësinë të duket shumëngjyrëshe.“Ne përdorëm këtë teknikë, hodhëm ngjyrast dhe e bëmë këtë material tredimensional, në mënyrë që kur modeli të ecë me këtë veshje, njerëzit mund të shohin lëvizjen e materialit”.Frymëzimin për këtë teknikë, të qyajtur  “Botanical Delights”, stilisti e mori nga flora tropikale e xhunglës.Veshjet me ngjyra dhe fustanet në pasarelë ishin kombinuar me xhaketa, fundet sportive ishin të punuara me detaje, ndërsa bluzat me mëngë të shkurtra ishin me fund me prerje të valëzuar.Ngjyrat e përdorura ishin të shumta, Miyamae kishte përdorur blunë elektrike, kafen, të verdhën dhe shkrirë me nuanca të grisë.