Taylor Swift dhuron 50. 000 $ për fëmijën e sëmurë me kancer
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Tetor 2015, 20:25
Taylor Swift ka treguar edhe njëhërë se sa bujare mund të jetë duke ndihmuar njerëzit në nevojë. Kësaj radhe ajo i ka dhuruar 50,000 dollarë për një foshnje 13 muajshe e cila është diagnostikuar me kancer.Fëmija quhet Ayden, dhe është nipi i Toshi Davidson, një ish-balerin i këngëtares që e ka shoqëruar Taylor Swift në koncerte.Ayden ka qenë në kujdes intensiv për gati dy javë duke u trajtuar nga kanceri dhe faqja GoFundMe ka arritur që të mbledhë një fond prej 22,000 dollarësh për trajtimin e vogëlushit. Sidoqoftë, Swif e ka dhuruar një shumë dyfish më të madhe se sa ajo që është mbledhur deri më tani.Davidson ka shkruar në rrjetet sociale se ai dhe familja e tij nuk e falenderojnë dot mjaftueshëm këngëtaren për bujarinë e saj.