Para 17 vjetësh mbajtën lulet e unazat në një dasëm tjetër, tani martohen sëbashku

17 vjet më parë, vajza e luleve Brooke Gibson dhe mbajtësi i unazave Adrian Franklin, atëherë 5 vjeç, morën pjesë në dasmën e miqve të prindërve të tyre në Karolinën Veriore të SHBA-së.Më 19 shtator ata ecën në të njëjtën Kishë, përsëri sëbashku – kësaj radhe për martesën e tyre.Më shumë se 300 njerëz morën pjesë në dasëm, përfshi edhe nusen që u martua 17 më parë aty.“Ne e kishim harruar që kishim qenë sëbashku në dasmën e 17 viteve më parë, ishte ajo që na i solli fotot,” tha Brooke për ABC Neës.  “Ishte diçka me të vërtetë emocionuese”.“Ndjeja diçka për Adrianin që kur isha e vogël. Ne shkonim në të njëjtën shkollë dhe gjithmonë përpiqesha të luaja me të në sheshin e lojrave. Por nuk ndodhte e njëjta gjë për Adrianin,” tha Brooke.“Unë gjithmonë përpiqesha t’i shmangesha, të fshihesha prej saj,” thotë Adriani. “Por me kalimin e viteve gjërat ndryshuan e ja ku jemi”.12009756_10153253836375892_1119813644745406196_n 12032121_10153885566188268_4308671765503403868_n 560efa391400002900bfc06f