Rihanna mahnit në shfaqjen e Dior

Nëse ka ndonjë fjalë që mund të përshkruante look-un e Rihanna-s në “Paris Fashion Week”, ajo është thjesht “mahnitëse!”. E njohur për një stil ndryshe këngëtarja nga Barbados ishte ylli i mbrëmjes në prezantimin e koleksionit të Christian Dior, Pranverë/verë 2016, në Paris.Këngëtarja la në hijë çdo personazh tjetër duke u shfaqur me një “fustan- pallto” në ngjyrë rozë, të dizenjuar enkas për rastin nga Simons, stilist i Christian Dior. Ylli i muzikës pop dukej si një mbretëreshë kur u shfaq në oborrin e Luvrit në Paris, në një ambient të zbukuruar me lule livando. Ngjyra rozë e lehtë e veshjes ishte kombinuar me një palë çime të zeza dhe të gjata.  Në këtë eveniment të rëndësishëm të modës merrte pjesë edhe aktorja Emilia Clarke  nga “Game of Thrones”.Sfilata filloi me prezantimin e modeleve me pantallona të shkurtra, funde me pala dhe bluza të shkurtra, ndërsa komninoheshin edhe me zhaketa të lehta. Ngjyrat e përdoruar ishin e bardha, bezha, roza e lehtë, e zeza.Modeleve iu shtua ngrohtësia teksa dolën të veshura me një mantel të hollë të tejdukshëm, të gjatë, dhe me një kombim vijash në ngjyrë kafë me blunë detare. Disa prej veshjeve kombinoheshin me një jelek mashkullor, në ngjyra të zezë. Veshjet ishin kombinuar me këpucë me majë të mbprehtë, të larta por edhe të ulëta, me shirita elegantë në kyçin e këmbës.Modejla britanike Erin O'Connor, e cila shijoi sfilatën në rreshtin e parë, tha se ajo e admironte punën e bërë nga stilisti Raf Simons.“Më pëlqen shumë ideja që ruhet tradita në veshjen e grave, më pëlqen siluate e frymëzuar nga vitet ’50, dhe pastaj gjalëlria që iu ka dhën veshjeve Raf. Ai ka arritur të kuptojë se çfarë duan të veshin gratë në ditët e sotme për të qenë moderne. Kjo është pikërisht ajo qëë kam pritur të gjithë sezonin.”Javën e modës në Paris do të vazhdojë deri më 7 tetor dhe priten me padurim koleksionet e  Chanel, Louis Vuitton dhe Stella McCartney. 2D03FF4C00000578-3257642-image-m-224_1443798016671 2D03CF1900000578-3257642-image-m-219_1443797384252 2D03B7C200000578-3257642-image-m-183_1443796068772 2D029EB000000578-3257642-image-a-163_1443795533409 2D02A06300000578-3257642-image-a-162_1443795526092 2D029EAB00000578-3257642-image-a-160_1443795421560