Amanda Seyfried, ndahet nga i dashuri Justin Long, pas dy viteve lidhje

Pas më shumë se dy viteve lidhje Justin Long dhe Amanda Seyfried ndahen. Aktorja bukuroshe tha se ndarja ndodhi para disa javëve, dhe se arsyeja duket se është puna. Bukuroshja hollivudiane, për shkak të axhendës së saj, nuk po kalonte shumë kohë me ish-të dashurin e saj, më të cilin ishin në një lidhje që prej vitit 2013.Në një intervistë për “Vogue”, Amanda ka treguar edhe momentin e arë të takimit me Long dhe se si u dashurua me të. Ajo tha se fillimisht kishte qënë ajo që i shkroi e para, pasi i kishte pëlqyer sensi i tij i humorit.Duket se kjo nuk ka mjaftuar që çifti të ndanin më gjatë jetën e tyre me njëri-tjetrin. Megjithatë duket se aktorja e re po e përjeton mirë ndarjen. 29-vjeçarja së fundmi është parë në “Beverli Hills” në formë shumë të mirë sportive dhe e qeshur.Në intervistën e dhënë për “Vogue”, Seyfried u shpreh se ëndërron të ketë një jetë të qetë dhe se në të ardhmen po mendon të bëjë edhe fëmijë. Do të dëshiroja që jeta ime të ishte kjo në të ardhmen, me më pak punë dhe më pak stres.Çifti deri më tani kishin jetuar bashkë në një apartament që kushton 2 milionë dollarë në New York.  Sipas US Weekly,  37-vjeçari Long po ndjehet i shkatërruar emocionalisht.2CF3A52400000578-0-image-m-26_1443659418649 2CF3A55100000578-0-image-m-25_1443659329002/oranews.tv/