Martesat e Kate Winslet, dy dështime për aktoren e “Titanic”

Jo çdo femër e bukur ka një jetë të thjeshtë, ose të paktën ky nuk është rasti i Kate Winslet, yllit që ende mbahet mend për rolin e saj në filmin ‘Titanic’. Në intervistën e radhës për “Wall Street Journal Magazine”, 40-vjeçarja ka folur për dy martesat e saj të dështuara.Ylli i Hollivudit e cila u martua me Ned Rocknroll në 2012, rrëfen se nuk ka qënë e lehtë të përballej me ndarjen me Sam Mendes dhe Jim Threapleton.“Mu desh të përballesha me një divorc në vitin 2001, dhe me një tjetër në 2010. Do të tregoj të vërtetën, nuk ka qenë aspak e lehtë, për këtë mund t`ju siguroj. Por gjerat duken ndryshe nga jashtë, sidomos nga ata që komentojnë gjërat e mia. Askush nuk e di përse nuk zgjati martesa ime e parë, askush nuk e di përse ndodhi divorci i dytë dhe jam krenare për këto dy heshtje.”Kate Winslet ka dy fëmijë; Mia është vajza që ka me bashkëshortin e parë Jim dhe Joe, djali që ka me bashkëshortin e dytë.Mëgjithatë duket se këto dështime në jëtën e saj private, Kate i kompenson me karrierën e saj të shkëlqyer. Ajo sapo ka përfunduar xhirimet e filmit “The Dressmaker”,  në Australi. Premiera e filmit u mbajt në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Toronto dhe do të nisë të shfaqet në kinematë australiane më 29 nëntor, ndërsa në ato amerikane më 4 dhjetor.Por suksesi i aktores nuk di të ndalet, ajo së fundmi ka njoftuar se do të interpretojë në filmin e ri të titulluar “Steve Jobs”. Aktorja, fituese e çmimit Oscar është shprehur shumë e lumtur për këtë rol të ri.[caption id="attachment_590788" align="alignnone" width="859"]tk tk[/caption][caption id="attachment_590789" align="alignnone" width="829"]tk tk[/caption][caption id="attachment_590790" align="alignnone" width="859"]tk tk[/caption][caption id="attachment_590791" align="alignnone" width="859"]tk tk[/caption][caption id="attachment_590792" align="alignnone" width="859"]tk tk[/caption][caption id="attachment_590793" align="alignnone" width="859"]tk tk[/caption][caption id="attachment_590794" align="alignnone" width="859"]tk tk[/caption][caption id="attachment_590795" align="alignnone" width="859"]tk tk[/caption]/oranews.tv/