Indiani me thonjtë më të gjatë në botë, nuk i ka prerë që nga viti 1952

Një burrë që ka thonjtë më të gjatë në botë thotë se ka plan t’i presë ato dhe t’i ruajë në një muze.78-vjeçari Shridhar Chillar, nga India, i ka rritur thonjtë në dorën e tij të majtë që kur ka qenë në shkollë. Ai i ka rritur thonjtë pavarësisht se e kishte të vështirë të gjente punë dhe të dashur. Shridhar është njohur zyrtarisht nga Rekordet Botërore Gines si personi me thonjtë më të gjatë në një dorë dhe do të marrë çmim në edicionin e vitit 2016.Në përpjekje të zbulimit të arsyes se pse Shridhar i ka rritur thonjtë, ai thotë: “Kur isha në shkollë, njëherë mësuesi na rrahu, sepse shoku im i thyu thoi. Mësuesi e kishte rritur shumë thoin. Kur e pyetëm se pse na rrahu vetëm për thoin e tij, ai tha se ne nuk do ta kuptonim kurrë përderisa nuk kishim thonj të gjatë”. Pas kësaj ngjarjeje, Shridar ja vuri si sfidë vetes rritjen e tyre.“Kur i rrit thonjtë arrin të kuptosh përkujdesin ndaj tyre”, thotë Shridhar. Thonjtë e tij arrijnë në një gjatë 909.6 cm.2CF0639900000578-3254964-image-m-2_1443627178883 2CF063AD00000578-3254964-image-m-4_1443627475031 2CF063A300000578-3254964-image-m-6_1443627545206