Ami bën zyrtarë emrat e bashkëprezantuesve të DWTS
Rudi dhe Mateo do të jenë prezantuesit zyrtarë të DWTS Albania të këtij sezoni. Lajmin e bën të ditur, prezantuesja e përhershme Amarda Toska, në një intervistë ekskluzive për 3JAT në MAD TV. Megjithëse, lajmi qarkullon prej kohësh në rrjetet sociale tashmë më në fund mund të quhet zyrtar.E pyetur për bashkëprezantimin e dikurshëm përkrah Ermal Mamaqit, Ami rrëfeu se nuk ishte edhe aq e lehtë. Bukuroshja u shpreh se Ermalit nuk i pëlqente të bëntë prova dhe kjo e bënte nervoze.“Me Ermalin e pata të vështirë të prezantoja. Ermali nuk bën prova, unë doja ta tërhiqja nga ana e formalitetit dhe strukturës por nuk e përmblidhja dot”-ka rrëfyer Ami në një intervistë ekskluzive për Rudin dhe Mateon.Por, duket se edhe këtë vit do të ketë të njëjtin problem pasi prezantues vërtet nuk do të jetë më Ermali por djemtë e emisionit 3 Jat, Rudi dhe Mateo. Dhe nëse Ermali ishte i paparashikueshëm dhe i shkaktonte tension, imagjinoni pak çfarë do të shkaktojnë dy prezantuesit tanë. Tërmet!Ami rrëfeu shumë detaje nga jeta e saj me Ermalin dhe biznesin e tyre të përbashkët, informacione të cilat ju do të keni mundësi t’i ndiqni vetëm në 3jat MAD.Marrë nga: MAD.al