Pas një dekade larg muzikës, Will Smith kthehet me një këngë

Will Smith, pas një dekade larg nga muzika,  më në fund është rikthyer me një bashkëpunim. Kënga nuk është e tij, por ai ka huazuar vokalet e tij për një remix të këngës “Fiesta” të bendit kolumbian Bomba Estereo.Për bashkëpunimin me Will Smithin, themeluesi i bendit kolumbian, Simon Mejia është shprehur shumë i lumtur.  “Kur më është thënë se Will Smith dëshironte që të bashkëpunonte me grupin tonë, nuk më besohej. Mundësia që të bashkëpunojmë me të është thjesht një ëndërr, është e magjishme”, ka thënë Mejia.Kënga “Fiesta” është nominuar këtë vit për çmimet latine “Gramy”, në kategorinë Albumi më i mirë alternativ. Pas nominimit, Will Smith uroi djemët e bendit me një postim në faqen e tij në facebook.16-vjetori i Çmimeve latine “Gramy” do të mbahet më 19 nëntor në Grand Garden Arena në Las Vegas.