Schwarzenegger, aktori merr çmimin “Golden Icon” në Zyrih
Ylli i filmave aksion Arnold Schwarzenegger është nderuar në festivalin e Filmit në Zyrih me çmimin “Golden Icon” për kontributin e tij për 4 dekada me radhë në botën e kinematografisë dhe politikës.Çmimet “Golden Icon” iu atribuohen arritjeve të aktorëve dhe aktoreve në jetën e tyre artistike. Fituesit e një viti më parë ishin Diane Keaton and Morgan Freeman.Schwarzenegger spikati fillimisht si badibillding, kur në moshën 20-vjeçare fitoi Mister Universin. Më pas ai vijoi me karrierën si aktor i filmave aksion, ndërsa në vitet 2003-2011, për dy mandate me radhë ai ishte Guvernator i Kalifornisë. Tanimë, Schwarzenegger i është kthyer sërish aktrimit.Fama dhe suksesi i tij arritën kulmin me filmat "The Terminator" or "Conan the Barbarian", në vitet 1980 dhe 1990.“Jam shumë i lumtur që po i rikthehem aktrimit, por edhe për detyrën në shërbim të njerëzve si guvernator….tani do të bëj më shumë filma, - tha aktori në festivalin e Filmit.68-vjeçari austriak prezantoi në festival edhe filmin e tij të ri, "Maggie", ku ai luan rolin e një fermeri që lufton për vajzën e tij që është duke vdekur.Muajin e shkuar, rrjeti televiziv NBC, tha se Schwarzenegger mund të zëvendësojë në garën presidenciale, republikanin Donald Trump. Deklarata u bë në shfaqjen "The Celebrity Apprentice", ku aktori ishte i ftuar për një intervistë./oranews.tv/