Shfaqja e “Givenchy”, Kim Kardashian dhe Kanye West mes të ftuarve
Shtëpia franceze e modës “Givenchy” prezantoi në Nju Jork koleksionin pranverë-verë 2016 në javën e modës.Shumë prej adhuruesve të kësaj marke morën pjesë në prezantimin e koleksionit, mes tyre edhe çifti Kim Kardashian and Kanye West, aktorja Julia Roberts, këngëtarja Nicki Minaj dhe stilistja Vera Wang. Kim kishte veshur një fustan të zi të tejdukeshëm në pjesën e barkut.Stilisti Riccardo Tisci shpërndau rreth 800 bileta falas për të pranishmit që ndoqën shfaqjen, ku u prezantuan 80 veshje të reja të koleksionit pranveror.Në këtë eveniment të modës ishin të pranishme modele të mirënjohura si Jenner, Joan Smalls, Fei Fei Sun dhe Candice Swanepoel, e cila u rrëzua në pasarelë.Koleksioni pranverë 2016 ishtë një kombinim mes të ngjyrës së bardhë dhe të zezës për meshkuj dhe femra.Fustanet ishin stiluar me dantella në pjesën e sipërme dhe rreth fundit. Sfilata e modeleve u shoqërua edhe me pasthirrma habie për veshjet e mbrëmjes.Nga mesi i shfaqjes, stilisti Tisci prezantoi veshjet e mbrëmjes, ku modelet ishin të zbukuruara me maska që iu mbulonin fytyrën.Artistët pjesëmarrës në prezantimin e koleksionit thanë se këto veshje iu kujtojnë ciklin e jetës dhe të dashurisë.Shfaqja e cila u zhvillua për 14-vjetorin e sulmeve terroriste në SHBA, ishtë një bashkëpunim edhe me artisten Maria Abramovic, e cila u kujdes për skenografinë, që mishëronte faljen, shpresën, jeën e re dhe dashurinë. Në mbyllje të sfilastës u shfaq kulla e lirisë në sfond.Në sfond, në shënjë uniteti, u vendosën këngë me motive fetare të interpretuara live nga 6 këngëtare.
/oranews.tv/