PD: Kushërinjtë e Tahirit, Habilajt, miq të shefit të kufirit në Dhërmi
Partia Demokratike këmbëngul në kërkesën për largimin e ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri sit ë akuzuar për lidhje të tij me krimin dhe drogën.Këtë herë nga selia e PD-së kreu i Departamentit të Rendit dhe Sigurisë, Enkelejd Alibeaj publikoi foto ku sipas PD-së Moisi Habilajn, kushëriri i Tahirit ndodhen në një tavolinë me kreun e policisë kufitare në Dhërmi, Sokol Bode.Enkelejd Alibeaj: “Ja tek festojnë sëbashku kreu i kufirit të Dhërmiut me Habilajt, arritjet në biznesin kriminal. Dolli pa fund për drogën dhe për shefin e madh në Tiranë. Oficeri Bode e ka marrë mesazhin. Ai nuk mund të hetojë kushëririn trafikant të ministrit të brendshëm. Nuk mund të prekë Habilajt që ndajnë makinën me Saimir Tahirin.Eshtë provuar publikisht tanimë, dhe e ka pohuar vetë me gojë Tahiri, se makina e tij që shërben si mbrojtje, si garanci e imunitet, është në dispozicion të habilajve kur ata kanë punë me drogën, e më pas në dispozicion të Saimirit kur ai shkon me pushime. Kjo aferë kriminale, ky skandal i padëgjuar më parë, tashmë është ndërkombëtarizuar. Mediat italiane kanë pasqyruar akuzat tronditëse që rëndojnë ndaj narkoministrit të brendshem shqiptar. Prokurorët italianë të anti-mafias janë vënë në alarm për volumin e madh të drogës që po kalon nga Shqipëria drejt vendi fqinj. Por narko-ministri, zoti AA003GB, bën krenar Edi Ramën me gjithë këto bëma.”“Çdo ditë në detyrë e narko-ministrit është një ditë më shumë në kalendarin e krimit dhe drogës” akuzoi Alibeaja duke nënvizuar se “ vetëm largimi i tij i menjëhershëm i hap rrugë drejtësisë dhe heq njollën e turpit, korrupsionit e inkriminimit, me të cilën narkoministri ka ndotur punën, përpjekjet dhe sakrificat e mijëra efektivëve të policisë së shtetit.”[caption id="attachment_591913" align="alignnone" width="640"]
Foto e vene ne dispozicion nga PD: Shefi i kufirit te Dhermiut, Sokol Bode me kusheririn e Ministrit, Moisi Habilaj, personi qe ndan makinen AA003 GB me Tahirin[/caption][caption id="attachment_591914" align="alignnone" width="2592"]
Enkelejd Alibeaj duke bere denoncimin[/caption][caption id="attachment_591912" align="alignnone" width="960"]
Foto e vene ne dispozicion nga PD: Shefi i kufirit te Dhermiut, Sokol Bode me kusheririn e Ministrit, Moisi Habilaj, personi qe ndan makinen AA003 GB me Tahirin[/caption]
/Oranews.tv/