Pas kthimit nga SHBA Rama në zyrën e Metës, pas takimit 100 minutësh asnjë deklaratë
I sapokthyer në atdhe nga vizita në SHBA kryeministri Edi Rama e ka ndalur hovin në selinë e Kuvendit të Shqipërisë në zyrën e bashkryetarit të koalicionit Ilir Meta. Ai përshkoi në këmbë rrugën drejt Kryesisë së Kuvendit me duar në xhepa i veshur sportiv, me një bluze poshtë xhaketës ku dallohet qarte stema e OKB.Takimi kokë më kokë Rama-Meta zgjati rreth 100 minuta. Ai zhvillohet në një kohë kur situata politike është mjaft e elektrizuar dhe zërat për një krisje të koalcionit qeverisës këtë javë ishin më të fortë së kurrë. Por ndërsa nga Nju Jorku deklaroi se koalcioni PS-LSI është solid dhe funksionon në mënyrë perferkte, në Tiranë nuk bëri asnjë deklaratë, pas takimit me aleatin e tij Ilir Meta, nëse ndjehej me i qetë por perceolli këtë batutë për gazetarët.Edi Rama: "Meritoni një fundjavë të qetë"Kryeministri i largua sërish në këmbë drejt selisë se qeveërisë.Menjëhere pas tij në Kryesinë e Kuvendit mbërriti ministri i Drejtësisë Nasip Naço.Ministri Naco që përfaqëson LSI në qeveri u largua pas rreth gjysmë ore duke bërë me dije se kishte takuar grupin parlamentar të LSI, Petrit Vasili dhe jo Metën.Më pas edhe kreu i LSI la kryesinë e Kuvendit në buzë mbremje. Kjo levizje ishte ndoshta me e rëndesishmja e kësaj jave ku thuajse ndodhi gjithçka duhet për të kuptuar se raportete mes Rames dhe Metës nuk janë sportive si veshja dhe ecja e kryeminstrit.Në fillim jave Ilir Meta u shfaq me Kryetarin e PDIU Shpëtim Idrizin në takim, pasi me herët kishte takuar presdientin pas letres së publikaur nga përfaqësuesi i lartë i LSI ku behej me dije se ndaj Ilir Metës po përgatitej një komplot.



/Oranews.tv/