Uragani Joaquin përmbyt Karolinën dhe Delaware, 2 të vdekur

Shirat e rrëmbyer në bregun lindor të Shteteve të Bashkuara përkuan me uraganin Joaquin, duke shkaktuar përmbyjte të konsiderueshme në Karolinë dhe Delaware.Shirat e furishëm shkaktuan përmbytje brenda pak orësh, prej më shumë se 30 cm në disa zona, duke shkëputur sipas Shërbimit Meteorologjik edhe energjinë elektrike.Deri më tani, 2 persona kanë humbur jetën për shkak të kushteve atmosferike.Më herët, guvernatorët e New Jersey, Virginia, North Carolina, South Carolina dhe Maryland deklaruan gjendjen e emergjencës dhe shpallën masat e sigurisë, përfshirë këtu edhe mobizilimin e trupave të gardës Kombëtare për tu përgatitur për stuhi.Uragani i fundit që preku Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kryesisht Nju Jorkun dhe Nju Xhersin, ishte Sandy në vitin tetor të vitit 2012, që shkaktoi 120 viktima dhe dëme materile prej 70 miliardë dollarësh.