Medvedev: Sulmet në Siri kanë qëllim mbrojtjen e popullit rus
Kryemisnitri i Rusisë Dmitri Medvedev deklaron se arsyeja kryesore e sulmeve ajrore ruse në Siri është mbrojtja e popullit rus."Arsyeja kryesore marrjes së një vendimi të tillë nga Presidenti, të cilën e ka shpjeguar edhe vetë ai, është se në në këtë rast po mbrojmë veten tonë. Ne mbrojmë popullin e Rusisë nga kërcënimet e terrorizmit dhe është më mirë që ta bëjmë këtë jashtë vendit sasa të luftojmë terrorizmin brenda.Sipas Ministrisë së Mbrojtjes ruse, forcat ajrore ruse kanë kryer mbi 20 fluturime në 24 orët e fundit dhe në shënjestër ka pasur nëntë objekte të Shtetit Islamik. Ndërkohë vendimi i presidentit Vladimir Putin për të nisur sulmet ajrore në Siri ka shënuar një përshkallëzim dramatik të përfshirjes së huaj në luftën 4-vjeçare civile, në të cilën çdo vend i madh në rajon ka interesa. Gjithashtu në Siri ka një koalicion ndërkombëtar që po operon nën ushëheqejen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kundër ekstremistëve islamikë. Kjo ka cuar në idenë se ish armiqtë e luftës së ftohtë Moska dhe Washingtoni tashmë po luftojnë mbi të njëjtin vend për herë të parë që nga lufta e dytë botërore.Shtetet e Bashkuara dhe gjashtë aleatë si Franca, Gjermania, Katari, Arabia Saudite, Turqia dhe Britania i bënë thirrje Rusisë të premten të ndalojë sulmet, duke shprehur shqetësimin se po bombardohet opozita siriane dhe civilët. Duke folur të shtunën gjatë një forumi ekonomik ne Soci të Rusisë, Medvedev tha se vendi i tij nuk ka asnjë interes ekonomik ne këtë përfshirje ushtarake ne Siri./Oranews.tv/