Lindex dhe në Shqipëri, përurohet dyqani në Ring Center
Pas Londrës Lindex ka hapur dyqanin e parë me veshje skandinave edhe në Shqipëri pikërisht në qendrën tregtare Ring Center. Kjo markë ka rreth 500 dyqane në të gjithë botën.Përfaqësuesi shqiptar i Lindex, Ylli Baka njëkohësisht aksioner i Ring Center ftoi qytetarët që të vizitojnë këtë dyqan.Drejtori i ekspansionit në Lindex, Johannes Isacsson, deklaroi se dyqani i hapur në Ring Center është më i madhi në Shqipëri“Jam i lumtur që shoh kaq shumë njerëz këtu. Tashme ne do të kemi një dyqan të bukur edhe në Tiranë. Ne e kemi shijuar vërtet kohën këtu. Lindex është një nga dyqanet më të mëdha të veshjeve në Shqipëri me rreth 28 mijë artikuj dhe ka rreth 500 dyqane në të gjithë botën" u shpreh Johannes Isacsson.Ring Center ofron një gamë të gjerë firmash për të gjithë të interesuarit për të bërë blerje duke I shtuar së fundmi edhe Lindex.