Apeli i Panaritit për fermerët: Të jesh informal s'është më e leverdisshme
Fermerët e Korçës, një nga qarqet me prodhimin më të madh në bujqësi, kanë ekspozuar në panairin e përvitshëm të agrobiznesit, produktet e zonës.Në panairin që mbahet për herë të tretë, janë ekspozuar edhe prodhime artizanale apo të bletarisëMinistri i Bujqësisë Edmond Panariti vlerësoi cilësinë dhe larmishmërinë e prodhimeve të qarkut të Korcës, cka është përkthyer me dyfishim të eksporteve. Ai u bëri thirrje fermerëve të formalizohen, që të rrisin përfitimet nga bujqësia.“Është e domosdoshme pajisja e fermerëve me një nipt. Kjo është e domosdoshme. Të jesh informal nuk është më e leverdisshme” tha ministri PanaritiNdonëse Molla e Korcës është ajo që ka bërë të njohur zonën, vëmendje tërhoqi çdo produkt i ekspozuar.Janë 90 fermerë që mbushën stendat e panairit të agrobiznesit në Korçë me prodhime të ndryshme të zonës./Oranews.tv/