A është ky këndi ajëror i lojrave më fantastik në botë?
Këndi ajëror i lojërave “Mega Adventure Park” i ndërtuar 26 metra në qiell të hapur , do të inagurohet muajin tjetër në bregun perëndimor Adelaide në Australi.Projekti i parkut të lojrave i cili kushton 2 milion dollarë ka nisur pak kohë më parë dhe përfshin 120 aktivitete të ndryshme me 4 nivele.Sipas burimeve të Adelaide Now Mega Adventure Park është themeluar nga Alex Blyth, një ish komandant ushtrie i cili e ka gjetur frymëzimin nga stërvitja e forcave ajërore .“Ne përdornim pajisje të ngjashme për të stërvitur ushtarët në lartësi në mënyrë që të rrisnim vetëvlerësimin e tyre. Por problemi qëndronte se nuk kishim rripa mbrojtës prandaj shpesh herë ata binin në tokë dhe vriteshim, “ – është shprehur ai.Blyth më pas shtoi se qëllimi dhe ideja e këtij këndi të ri lojërash nuk është vetëm për të argëtuar njerëzit por edhe për ti rritur atyre vetëvlerësimin ndërkohë që ndjehen plotësisht të sigurt lart në qiell.
/Oranews.tv/