Gruaja gjen infermieren që e shpëtoi para 38 vitesh

Amanda Scarpinati ka gjetur infermieren që u kujdes për të 38 vite më parë kur ajo u shtrua në spital për shkak të djegieve të rënda që pësoi nga një aksident në shtëpi.Ngjarja ka ndodhur në Albani të Nju Jorkut dhe e gjitha falë rrjetit social Facebook  ku 38 vjeçarja postoi disa foto kur ishte 3 muajshe teksa infermierja Susan Berger e mbante në krahë.Fotografi Carl Howard u mahnit nga mënyra e ëmbël se si Berger e mbante pacienten e vogël dhe pasi realizoi disa foto të tyre i publikoi ato në disa postera të spitalit.Prej shumë vitesh Amanda dëshironte ta takonte infermieren e saj por nuk arriti ta gjente pasi emri i saj nuk ishte i shkruar në asnjë prej fotove në spital deri në momentin që Susan i shkruajti asaj në Facebook.Fotot tregojnë momentet prekëse të ritakimit të tyre.211750987-ea80497a-cb90-4a3e-8e32-8e163c105f80 211750961-92b88534-c4bc-4762-b06e-0eb390a4f654 211750985-ed8180f4-7c1d-492e-8f90-e264e7256633 211750963-56d1fec1-94cf-43ce-9780-895f07ec6924 211750943-6759a758-5d45-4a0b-a5f3-b73c81408bd3 211750975-fcaa94e8-ed5a-4814-8963-8e34ae6fcfe9/Oranews.tv/