Java e modës në Paris, stilisti Dries van Noten prezanton koleksionin

Stilisti belg Dries Van Noten prezantoi kolekesionin pranveror në javën e modës në Paris. Krijimet e tij ishin të guximshme, plot gjallëri, ku reflektoheshin ngjyrat e tokës, por edhe ngjyrat e forta. Palltot prej stofi dhe veshje të tjera me prerje që ndërthurnin klasiken me modernen ishin stiluar për rifreskimin e garderobës së grave pranverën e ardhshme.Sfilata e organizuar në Paris, në një shtëpi industriale mode, solli modele elegante të veshura me mantele të qëndisura, pantallona me gjatësi deri tek kyçi i këmbës dhe funde me ngjyra si rozë, vjollcë, mustardë dhe blu marinë.Pothuajsë të gjitha modelet që prezantuan koleksionin pranverë / verë 2016 kishin të pikturuara duart në formën e dorezave me tatuazhe me këna.Van Noten shpjegoi se ideja e dorezave ishte frymëuar nga vitet 1940, dhe reflektohet edhe tek syzet e diellit dhe të brendshmet, të cilat mbuloheshin vetëm me një copë trasparente.Veshjet janë dizenjuar për gratë në karrierë dhe që guxojnë të thyejnë linjat e zakonshme të modës, duke kombinuar në të njëjtën kohë ngjyra që përplasen më njëra-tjëtren. Kjo përplasje e tyre i jep veshjes koloritin që e bën të veçantë dhe të gëzueshme. Java e modës në Paris do të vijojë deri më 7 tetor.1453788798097558343 1453788798022332743 1453788797941036359 1453788797857927751 1453788797735222599/oranews.tv/