David Beckham : "Martesa jonë nuk është në krizë"
David Beckham i ka dhënë fund thashethemeve që kanë nisur të qarkullojnë së fundmi, se martesa e tij me Victorian është në krizë. Këtë e ka bërë duke treguar se sa shumë i mungon familja dhe bashkëshortja e tij Victoria.Pas një udhëtimi në Dubai, ish-futbollisti ka publikuar një fotografi në llogarinë e tij të “Instagram”-it, ku shihet me tre miqtë e tij të veshur si Freddie Mercury.Bashkangjitur fotografisë, David ka shkruar: “Kam qëndruar larg shtëpisë sime për një kohë të gjatë. Po pres me padurim të shkoj në shtëpi për të takuar bashkëshorten time të bukur dhe fëmijët e mi të mrekullueshëm”.Pa dyshim, përmes këtij postimi David ka dashur t'i tregojë familjes së tij të dashur se pavarësisht se ka qenë larg tyre, ajo është gjithmonë në mendjen e tyre dhe se divorci nuk është aspak në planet e tij.Mediat prej disa kohësh po shkruajnë për një ftohje të çiftit, madje disa ditë më parë citohej edhe një burim i afërt me David dhe Victoria që e konfirmonte një fakt të tillë. Me sa duket këto janë thjesht thashetheme.Familja e famshme britanike ka një pasuri e cila është më e madhe se e vetë Mbretëreshës Elizabeth. Sipas, “London School of Marketing”, Victoria dhe David Beckham, së bashku me fëmijët e tyre, vlejnë më shumë se gjysmë miliardë paundë. Pasuria e Beckham kap shifrat e 508 milionë paund, ndërsa ajo e Mbretëreshës Elizabeth, përllogaritet të jetë rreth 304 milionë paund.Ish – futbollisti 40 – vjeçar dhe bashkëshortja Victoria, 41 – vjeç, së bashku me fëmijët, Brooklyn, Romeo, Cruz dhe Harper, kanë një influencë gjithnjë e në rritje në industri të ndryshme.
/Oranews.tv/