Tom Cruise tregon si e mbajti frymën në ujë për 6 minuta
Aktori Tom Cruise njihet si një njeri në aksion, por së fundmi ai ka treguar edhe sekretet se si ia ka arritur t’ja dalë mbanë.Ylli 53-vjeçar i Hollivudit mësoi të mbante frymën nën ujë për të paktën 6 minuta, për të filmuar skenat e filmit Mission Impossible- Rogue Nation.Cruise ka rrëfyer ekskluzivisht për Açess Hollywood, se i pëlqen të bëjë aksione, por e pranon se stafi kishte frikë se nuk do t’ia dilte mbanë.“Normalisht në sekuencat nën ujë, njerëzit e mbajën frymë për 10 sekonda, ja 15 sekonda maksimumi. Dua t’i provoj gjithkujt se jo vetëm që kjo metodë është e sigurtë, por është më e mira, pasi mësova të mbaj frymën dhe kjo më relakson. Askush nuk duhet të jetë në panik”, -ka thënë Cruise.53-vjeçari, në një intervistë dhënë për ‘The Daily Show’, zbuloi pak kohë më parë se vitin e ardhshëm do të nisin xhirimet për ‘Mission: Impossible 6’.
/Oranews.tv/