Nicki Minaj sjell në televizon historinë e familjes
Reperja Nicki Minaj sjell në television historinë e familjes së saj. Produksioni i ri do të vijë në formën e komedisë edukuese dhe do të transmetohet nga ABC Family."Kjo është një nga aventurat më unike që kam ndërmarrë në jetën time,"- tha 32-vjeçarja Minaj.Seritë e komedisë do të bazohen në historinë e familjes së këngëtares, e cila u shpërngul në Shtetet e Bashkuara nga Trinidad and Tobago në fillim të viteve 1990.Këngëtarja e ka bërë njoftimin nëpërmjet një postimi në Twitter, por pa dhënë detaje për titullin e komedisë apo rolin që ajo do të luajë. Ajo thjesht është shprehur se do të ketë një rol të rëndësishëm.Xhirimet për komedinë do të fillojnë këtë dimër, në një lagje të Nju Jorkut, por data se kur do të nisë transmetimi nuk dihet ende."Niki është një superyll ndërkombëtar, por asnjë nuk e di ende se sa frymëzuese dhe plot hilaritet është historia e jetës së saj," -tha në një deklaratë për mediat Karey Burke, zv/drejtore ekzekutive në ABC Family./Oranews.tv/