Fansja “rrëmben” dhe puth Katy Perry në skenë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Shtator 2015, 21:03
Katy Perry mund të jetë mësuar me fansat e çmendur por me siguri që nuk do e harrojë vajzën të cilën ngjiti në skenë gjatë koncertit Rock In Rio ditën e hënë në Brazil.Fansja filloi ta puthte këngëtaren në fytyrë dhe në qafë duke e bërë 30 vjeçaren të mendonte se ajo ishte nën efektin e ndonjë droge.Megjithëse ajo nuk e priste afeksionin e tepruar të vajzës , ylli i hitit “Roar” ruajti profesionalizmin e saj .Për ta larguar atë më pas nga skena Katy Perry tha: “Kemi nëvojë për pak ujë. Mendoj se ajo po humb ekuilibrin".
/Oranews.tv/