Prekëse, prindërit gjejnë shënimin e lamtumirës të fëmijës që vdiq nga infeksioni në tru

Një nënë ka shpërndarë shënimin zemërthyes të lamtumirës të djalit të saj 6-vjeç që e shkroi përpara se të vdiste javën e kaluar nga një infeksion i rrallë në tru.Leland Shoemake, në Georgia të SHBA-së, u ndje i sëmurë muajin që kaloi dhe u shtrua në spital para dy javësh. Aty ai fatkeqësisht nuk mund t’i mbijetonte një infeksioni që kishte në tru.Kur prindërit e Leland, Amber dhe Tim, u kthyen në shtëpi ata gjetën shënimin e tij, në të cilin shkruhej: “Akoma me ju, faleminderit mami dhe babi..ju dua”. Ai gjithashtu kishte vizatuar një zemër të kuqe që përmbante këto tre fjalë: mama, baba, dashuri.Mamaja e tij, Amber tha: “Kur u futa në dhomën e tij, në tavolinë gjeta këtë shënim. Nuk e kemi idenë se kur e ka shkruar këtë, por mund të them që gjithnjë ka qenë një fëmijë i veçantë”.2CE7F81000000578-3253854-Tragic_Leland_Shoemake_died_in_Pike_County_on_Friday_from_infect-a-16_1443558705206 2CE8398000000578-3253854-Touching_tribute_Amber_Shoemake_posted_this_message_to_a_Faceboo-m-8_1443556709757 2CE7F81700000578-0-image-m-40_1443549484773