Multi-instrumentisti Joe Penna luan 90 instrumente muzikore
Një video, ku një multi-instrumentist amerikan luan në 90 instrumente në një këngë të vetme po bën xhiron e botës në internet. Videoja e cila u postua fillimisht në rrjetet sociale, paraqet instrumentistin në një muze në Arizona.Joe Penna, kompozitor i këngëve të tij është ftuar të performojë në mUzeun e Instrumenteve Muzikore, një një sallë ku ndodheshin rreth 6000 instrumente muzikore, pjesë e koleksionit të muzeut.Në video, Penna luan një pjesë nga 'Misirlou', një këngë folklorike mesdhetare, që ndërthur ritme greke, turke dhe egjiptiane.Ai luan gjithse 90 instrumente, përfshirë këtu edhe violin, harpë peruviane, dhe bri baritone.Penna tha se sfida e tij më e madhe ishte të nxirrte një tingull të ëmbël edhe nga disa instrumente që kanë një akordim të veçantë si flauti japonez. Videoja ka rritur deri tani 300,000 klikime.
/Oranews.tv/