Mesazhi që Tony Blair i dërgoi Gadafit para se ai të vritej: “Gjej një vend të sigurtë e fshihu”
Tony Blair e paralajmëroi diktatorin libian, Muamar Gadafi, që të gjente një vend të sigurtë ndërkohë që regjimi i tij filloi të rrëzohej.Duke treguar një shqetësim të habitshëm për mirëqënien e tiranit, Blair it ha atij: “Nëse ke një vend të sigurtë për t’u fshehur atëherë duhet të shkosh atje”.Kjo bisedë ngre disa pyetje për lidhjen e Blair me një njeri përgjegjës për sundimin autoritar për dekada me radhë.Ish-kryeministri i Anglisë u kitikua në vitin 2004 për marrëveshjen famëkeqe të ashtuquajtur “Marrëveshja e Shkretëtirës”, që id ha fund izolimit ndërkombëtar të Libisë.Ai gjithashtu i ka shkruar letra Gadafit që nisnin me fjalët: “I dashur Muamar, unë të besoj ty dhe familja jote është mirë…”..Biseda mes Blair dhe Gadafit u bë publike si pjesë një serie e-mail-esh në përgjigje të kërkesës së lirisë së informimit, që kur Hillary Clinton ishte Sekretare e Shtetit në SHBA.Mesazhi ishte dërguar më 25 shkurt 2011 kur Blair ishte i dërguar i posaçëm në Lindjen e Mesme për kuartetin – OKB, SHBA, BE dhe Rusi.