Paris Fashion Week, Tuomas Merikoski promovon kulturën nordike

Java e modës në Paris nisi të martën me prezantimin e brendit Aalto pranverë/verë 2016, një koleksion i titulluar “Endless Sun”, që përkon me festën e mesit të verës nordike dhe promovon kulturën e të rinjve skandinavë.Marka Aalto, që në finlandisht do të thotë “valë”, nisi të przantohet në treg në vitin 2014 nga stilisti 36-vjeçar, Tuomas Merikoski, i cili ka lindur në Paris.Merikoski për koleksionin e tij të ri është frymëzuar nga stina e verës në Finlandë."Është një moment dhe ndjesi shumë e veçantë. Është vera solstike, dita është e zgjatur dhe njerëzit janë shumë të lumtur që mund të rrinë jashtë, pas një dimri të gjatë. Pra, ky është me të vërtetë ai moment dhe ka të bëjë me të rinjtë, si rinia ka gjetur një mënyrë shumë praktike, në natyrë, për të festuar me entuziazëm në pyll ose afër një liqeni," -tha ai.Nëpërmjet këtyrë veshjeve të prezantuara në Javën e Modës në Paris, Merikoski shpresontë të risillte imazhet e të rinjve të cilët festojnë gjatë natës në pyjet e Finlandës, këtë festë tradicionale të mesit të verës, të mbledhur rreth zjarreve.Modelet mbanin veshur fustane të bardha, funde me gjatësi mbi gju, asimetrikë, ngjyrë bezhë, kostume të lirshme dhe bluza me jakë golfi të bardhë. Një triko ngjyrë kafe kombinohej me xhinse blu, dhe modelet sportive të krijonin idenë e një veshjeje “casual”.Merikoski i kishte ndërthurur veshjet e femrave edhe me elemente mashkullorë, si kostume me pantallona të gjata dhe të ngushta, të përshtatura për vajzat.Në thelb, gjithë veshjet janë të thjeshta në prerje dhe në materiale, karakteristikë kjo e natyrës nordike të kombinimit. Koleksioni ndërthurte veshjen urbane me një stil thjeshtë, ashtu si shpirti i lirë i të rinjve.A model presents a creation by Finnish designer Tuomas Merikoski as part of his Spring/Summer 2016 women's ready-to-wear fashion show for Aalto in Paris, France, September 29, 2015. REUTERS/Benoit Tessier /Oranews.tv/