Atentat tek ish-Ekspozita, vriten në makinë një djalë e një vajzë

Një burrë dhe një grua rreth të 30-ave janë ekzekutuar me armë zjarri rreth orës 20.00 të mbrëmjes së djeshme (1 tetor), prapa Lulishtes "1 Maji" pranë ish- Ekspozitës.Sipas të dhënave të para nga policia persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri tip kallashnikov në drejtim të automjetit tip BMW seria 5 ngjyre gri AA 675 JS.Makina drejtohej nga  Elvis Gaçaj, në vend të parë Aurora Oskian, pasagjere. Në makinë ka qenë Kevin Rugova. Si pasojë e të shtënave kanë gjetur vdekjen shtetasi Kevin Rugova dhe Aurora Oskyan, si dhe është plagosur Elvis Gaçaj, ky i fundit me precedent të mëparshëm penal.Personi i plagosur  është transportuar menjëherë në spital për të marrë ndihmën mjekësore.Forca të shumta policie kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën.Ndërkohë janë ngritur dhe postoblloqe në kryeqytet për kapjen e autorëve.Viktimat nuk rezultojnë persona me precedentë penalë. Dyshimet paraprake flasin për një konflikt për cështje droge.Dyshohet se autori i krimit u ka zënë pritë dhe i ka qëlluar nga një distancë e afërt, ndërsa personat në automjetin tip BMV janë kundërpërgjigjur duke qëlluar me armë. [caption id="attachment_590665" align="alignnone" width="640"]Ne foto: Vendi ku ndodhi ngjarja Ne foto: Pamje nga vendi ku ndodhi ngjarja[/caption][caption id="attachment_590664" align="alignnone" width="640"]Ne foto: Vendi ku ndodhi ngjarja Ne foto: Pamje nga vendi ku ndodhi ngjarja[/caption][caption id="attachment_590650" align="alignnone" width="640"]Ne foto: Vendi ku ndodhi ngjarja Ne foto: Vendi ku ndodhi ngjarja[/caption][caption id="attachment_590651" align="alignnone" width="640"]Ne foto: Vendi ku ndodhi ngjarja Ne foto: Vendi ku ndodhi ngjarja[/caption][caption id="attachment_590652" align="alignnone" width="640"]Ne foto: Vendi ku ndodhi ngjarja Ne foto: Vendi ku ndodhi ngjarja[/caption][caption id="attachment_590657" align="alignnone" width="640"]Ne foto: Makina ne te cilen ndodheshin viktimat Ne foto: Makina ne te cilen ndodheshin viktimat[/caption]