Në Tiranë tani Rruga “Kuvajti”, në mirënjohje për mbështetjen e këtij shteti

Një rrugë me emrin "Kuvajti" në shenjë mirënjohje për marëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve në të gjitha nivelet, si ato parlamentare dhe sociale.Në ceremoninë e inagurimit ishin të pranishëm ambasadori i Kuvajtit, dhe personalitete të larta të jetës politike, kreu i kuvendit Ilir Meta, ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto, kreu i bashkisë Erjon Veliaj si dhe konsulli i nderit të Meksikës në Tiranë, z.Ylli NdroqiPas zbulimit të pllakës ku ishte gdhendur flamuri kombëtar i Kuvajtit, të pranishmit patën mundësinë ta falenderojnë dhe urojnë për kontributin e jashtëzakonshëm gjatë shërbimit të tij në Shqipëri, ambasadorin e Kuvajtit Najeeb al-Bader.Gjatë bisedës së zhvilluar në ambientet e ambasadës nuk kanë munguar as falenderimet dhe kontributin e atyre që tashmë janë kthyer në miqtë shqiptar të ambasadorit al BaderAmbasadori Najebb al-Bader: "Dua të rezervoj një mirënjohje të veçantë dhe falenderim për partnerin tonë mediatik z.Ylli Ndroqi. Ju keni qenë përherë me ne, kujtoj edhe festën e parë të ambasadës që kemi organizuar bashkë. Veçoj vizitën tuaj në Kuvajt dhe takimin me ministrin e Informacionit.Kryetari i kuvendit i cili vizitoi Kuvajtin në gusht të këtij viti vlerësoi rolin e këtij shteti në projektet zhvillimore si në shkolla dhe projekte te tjera sociale infrastrukturore si dhe rolin e ambasadës në të gjitha fushat. Dikur kjo rrugë njihej si rruga e Xibrakëve tashmë me emrin Kuvajti ajo do të përdoret nga disa ambasada dhe rezidenca të vendosura së fundmi në këtë zone.Vendimi nga keshilli bashkiak- Ishte propozimi i njësisë bashkiake numër dy dhe më pas vota e këshillit bashkiak që e bëri këtë propozim realitet.Dhe si për të falenderuar edhe për mbështetjen që i ka dhënë ish kryetarit të bashkisë dhe rivalit të tij politik, kreu aktual i bashkisë Erjon Veliaj i ka dhuruar një ditë më parë ambasadorit Najebb al-Bader çelësin e Tiranës.Kujtojmë që shteti i Kuvajtit  i është përgjigjur bashkisë me disa projekte strategjikeBilanci në përfundim të mandatit 4 vjeçar të ambasadorit Najebb al-Bader flet për një rezultat dhe punë të shkëlqyer që ka kulmuar në marrëdhëniet Shqipëri-Kuvajt.Ambasada e Kuvajtit është hapur për herë të parë në Shqipëri në vitin 2011 por vetëm në 2014 nën kujdesin e ambasadës shteti kuvajtian ka investuar në 10 milion euro në 16 projekte të ndryshme kryesisht infrastrukturore.Paralelisht me inagurimin e rrugës në Tiranë ka mbëritur një delegacion teknik nga fondi kuvajtian për zhvillim ekonomik për të finalizuar marrëveshjen për financimin e rehabilitimit të rrugëve në jug të vendit me një fond prej 41 milion dollarësh amerikanë. rruga kuvajt2rruga kuvajt3 rruga kuvajt