Tsipras, Ramës: Të zgjidhim çështjet pezull, respektoni minoritetin
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe ai i Greqisë, Aleksis Tsipras kanë zhvilluar një takim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Mediat greke kanë zbardhur bisedën, sipas të cilave kryeministri i Greqisë ka theksuar rëndësinë e zgjidhjes së çështjeve ende të pazgjidhura mes Shqipërisë dhe Greqisë mbi bazën e të drejtës ndërkombëtare dhe në frymën e respektit të ndërsjelltë.Në të njëjtën kohë, ai theksoi nevojën për të respektuar të drejtat e minoritetit kombëtar grek dhe respektimi i të drejtave fetare, duke theksuar në këtë kontekst rolin e rëndësishëm të kryepeshkopit të Shqipërisë, Anastas.Kryeministri theksoi se Greqia është në anën e vendit fqinj në rrugën e saj drejt Evropës.Ata diskutuan gjithashtu perspektivat e bashkëpunimit dypalësh, me theks të veçantë në sferat ekonomike dhe tregtare.Ndërsa kryeministri Edi Rama i ka kërkuar kryeministrit Aleksis Tsipras të vizitojë Shqipërinë./Oranews.tv/