Sëmundjet e zemrës, në një vit mbi 500 shtrime me infarkt miokardi

Rritet në mënyrë drastike numri i të prekurve nga sëmundjet e zemrës. Vetëm në një vit shtrohet në QSUT mbi 500 persona me infarkt mikoardi ndërsa hipertensioni vijon të jetë në shifra shqetësuese.Të dhënat e Institutit të Shëndetit Publik  thonë se nga 10.000 banorë, 25 persona janë të prekur nga sëmundje ishemike të zemrës ndërsa 15 të tjerë nga ishemitë cerebrale. Mjekja kardiologe Gerta Koçeku  thotë se në një ditë pret 15 pacientë për ndërhyrje apo konsultë.Greta Koceku, kardiologe:  Sëmundjet e zemrës për momentin janë problematike. Shkalla e rritjes së sëmundjeve me probleme kardiake vitet e fundit ka ardhur duke u rritur. Ato që dominojnë më shumë si probleme të sëmundjeve kardiake janë hipertensioni dhe sëmundjet ishemike. Mosha më e re ka qenë 28 vjec.Por cilat janë shkaqet kryesore të sëmundjeve të zemrës?Greta Koceku, kardiologe: Janë të shumta, por mendoj keqmenaxhimi i vetëvetes, në drejtim të suhqyerjes, në drejtim të alkoolit, të drogave që sot janë bërë shqetësuese.Vitet e fundit është ulur ndjeshëm mosha e të prekurve nga këto sëmundje. Mejkët rekomandojnë të bëhet kujdes në ditën ushqimore,  në ulje të peshës fizike dhe më tepër aktivitet sportive. Mjekët rekomandojnë që pacientët të mos neglizhojnë asnjë simptomë./Oranews.tv/