Rusia po merr në konsideratë bashkimin në koalicon kundër shtetit islamik

Rusia po merr në konsideratë t’i bashkohet koaliconit ndërkombëtar kundër shtetit islamik.Presidenti rus Vladimir Putin pas takimit me presidentin amerikan Barack Obama tha se Moska zyrtare po shqyrton një vendim të tillëPutin: “Përsa i përket pjesëmarjes së Rusisë në këtë operacion, ne po mendojmë se çfarë mund të bëjmë më shumë për të mbështetur ata që janë në fushën e betejës, që po rezistojnë dhe po luftojnë me shtetin islamik. Dhe deri tani vetëm qeveria e Sirisë dhe ushtria kurde po e bëjnë këtë. Ne mendojmë se çfarë, me se dhe si mund të mbështesim me tej ushtrinë siriane në luftën ndaj terrorizmit. Dua të theksoj se lufta ndaj terrorizmit duhet të ndodhë paralelisht me procesin politik brenda vetë Sirisë. Përjashtoj dislokimin e trupave ruse brenda në Siri”Putin dhe Obama u takuan për rreth 90 minuta në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së dhe sipas kreut të Kremlinit bisedimet ishin mjaft konstruktive dhe të sinqerta.Një zëdhënës i qeverisë amerikane tha se presidenti Obama nuk po kërkonte të fitonte pikë në takim, dhe se dy presidentët kishin rënë dakord të mbanin hapur linjat e komunikimit sidomos mes dy ushtrive për të shmangur një konflikt ushtarak aksidental në rajon.Obama dhe Putin u pajtuan edhe për gjetjen e opsioneve për zgjidhje politike në Siri, por ashtu si në fjalimet e tyre në asamblenë e OKB-së. Ata nuk janë pajtuar për rolin e ardhshëm të presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad.Obama ka përsëritur qëndrimin e Uashingtonit, se Assad, duhet të largohet dhe se nuk ka rrugë për stabilitet në këtë vend të përfshirë nga lufta, me të në presidencë.Gjatë konferencës presidenti rus Putin foli dhe për marrëdhëniet mes Rusisë dhe SHBA-së.Putin:“Fatkeqësisht marrëdhëniet janë në një nivel shumë të ulët dhe kjo është e qartë. Por nuk është në interesin e Moskës të krijojë raporte të tilla. Është qëndrimi i partnerëve tanë amerikanë. Ne jemi gjithëmonë të gatshme për riforcimin e marrëdhënive dhe takimi mes Obamën ishte shumë i rëndësishëm dhe shumë i hapur dhe i sinqertëDy presidentët kanë diskutuar edhe për krizën në Ukrainë, ku edhe për këtë çështje qëndrimet e shprehura hapur kanë qenë krejt të kundërta. Takimi kokë më kokë mes Obamës dhe Putin është i pari thuajse në dy vitet e fundit./Oranews.tv/