Dëshmitarja: Këta “mjekërcjapë” më çuan burrin për 500 euro në Siri

"Nuk e kuptoj se me çfarë merren në jetën e tyre këta mjekër-cjepër'.Kjo deklaratë e gruas së Mustafa Kuçit  në cilësinë e dëshmitares ka acaruar jo vetëm të akuzuarit për rekrutim të luftëtarëve në Siri  por edhe familjarët e tyre që ndodheshin në sallën e gjyqit në seancën e 23-të të saj në Gjykatën e Krimeve të Rënda.Situata është bërë  shkak për të ndezur tensionet në sallë, ku është dashur edhe ndërhyrja e policisë për të nxjerë jashtë sallës familjarët e të akuzuarve dhe më pas edhe të ndërpresë seancën për ta shtyrë atë në datën 1 tetor.Dëshmimtarja, Nazime Kuçi, bashkëshortja e Mustafa Kuçit, deklaroi në sallë se bashkshortit të saj i janë dhënë 500 euro nga njëri prej imamëve të akuzuar Bujar Hysa dhe gjatë rrugës atij i është ndërruar destinacioni, duke e çuar në Siri nga ky person./Oranews.tv/