Sa para merr një azilkërkues në muaj në Gjermani?

Gazeta gjermane Merkur në një artikull të saj ka përmendur 10 fakte rreth refugjatëve që gjithsecili duhet t'i dijë. Një nga faktet kryesore ishte shuma e parave që një azilkërkues mund të marrë dhe si varion kjo pagesë në bazë të numrit të familjarëve:Shuma e parave që një azilkërkues merr, varet nga numri i familjarëve që ka marrë me vete dhe nga mosha e tij. Shuma që një azilkërkues merr është më e lartë kur ai merr një apartament i vetëm dhe nuk i bashkohet qendrës së azilkërkuesve. Në këto qendra pranimi azilkërkuesish, një azilant i rritur duhet të marrë 143 euro për të mbuluar nevojat personale – të ashtuquajturat ‘para xhepi’. Ndërsa ata që janë partnerë marrin 129 euro secili. Për një fëmijë deri në 6 vjeç shuma është 84 euro në muaj, kurse për fëmijët nga mosha 6-13 vjeç 92 euro. Adoleshentët nga mosha 14-17 vjeç marrin 85 euro, shkruan "Merkur"Nëse më vonë azilkërkuesit dalin nga qëndrat e azilkërkuesve duhet të paguajnë vetë për energjinë elektrike apo veshjet. Nëse ndodh kjo shuma që azilantët marrin ndryshon. 216 euro për një person që jeton vetëm, 194 euro për ata që janë çift, ndërsa për fëmijët deri në 6 vjeç, paguhen 133 euro. Për fëmijët nga mosha 6-13 vjeç, ka 157 euro shtesë. Për adoleshentët nga mosha 14-17 vjeç marrin 198 euro çdo muaj. Nevoja për strehim, ngrohje apo pajisje të tjera shtëpiake mbulohet me para ekstra.Nëse një refugjat qëndron më shumë se 15 muaj në vend, shuma e parave që ai merr arrin në nivelin e një vendasi që jeton me asistencë sociale. Për një azilkërkues që jeton vetëm kjo shumë arrin në 392 euro e gjithashtu i paguhet edhe banesa. /Oranews.tv/