Pllakata në kala dëmtohet dy ditë nga vendosja, nuk ka roje natën
Gjatë orëve të natës së 23 shtatorit, mbi portën e Kalasë mesjetare ku ndodhet pllakata që flet për rindërtimin e Kështjellës më 1522 nën kujdesin e feudalëve lokalë Skura shkruhet."Sulltan Sulejmani, ka rikonstruktuar këtë kështjellë të bekuar, Zoti e përjetësoftë mbretërimin e tij dhe i dhentë jetë të gjatë"Por ky mbishkrim mesa duket nuk u ka pëlqyer banorëve të Lezhës të cilët përveç reagimeve kundër në rrjetet sociale, e kanë njollosur me bojë, ndërsa në murin e portës hyrëse të kalase kanë shkruar se "Albania mos u shitni te osmanët".Një ngjarje e tillë indinjoi edhe ministren e Kulturës Mirela Kumbaro e cila shkruan në Facebook, që të mos kihet frikë nga monumentet pasi janë dëshmitarë të historisë, por nuk e shkuajnë atë.Në lidhje me ngjarjen policia ka nisur hetimet, ndërsa janë marrë në pyetje disa persona.Kalaja e Lezhës nuk ka roje nate dhe as kamera sigurie.Gjatë ditës së enjte në kala ishin edhe përfaqësues të Ministrisë së Kultures të cilët kanë nisur punen për pastrimin e bojes që njollosi pllakatin si dhe muret e kështjelles.Mbishkrimi për Sulltan Sulejmanin u zbulua në vitet '70 nga prof Frano Prendi, dhe deri në ditët e sotme ruhej në muzeun etnografik të qytetit të Lezhës.
/Oranews.tv/