Hëna nuk ka qenë asnjëherë më parë kaq afër dhe kaq e madhe
Miliona vetë në gjithë botën kanë shijuar eklipsin hënor që është shoqëruar edhe me fenomenin e superhënës. Eklispi që I dha një ngjyrë të kuqe hënës, është parë në Amerikën Veriore dhe Jugore, Afrikën perëndimore dhe Europën Perëndimore. Ekspli i plotë hënor që njihet edhe si hëna e përgjakshme ndodh kur hëna arrin në pikën më të afërt me tokën, ç'ka e bën të duket më e madhe dhe më e shndritshme. Një fenomen I tillë i dyfishtë nuk ishte shijuar që në vitn 1982 dhe pritet të përsëritet nw vitin 2033, ndërsa eklipsi i radhës hënor do të ndodhë në vitin 2018.Për më shumë se dy orë të dielën në mbrëmje, hija e tokës mbuloi të gjithë hënën ndërsa planeti kaloi mes diellit dhe hënës. Ndriçimi i bardhë i satelitit dalëngadalë u shndërrua në një ngjyrë te kuqe të errët.Eklipsi filloi në orën 1:11, me orën tonë lokale, kur Hëna arriti pikën e saj më minimale të mbulimit nga hija e tokës, duke u veshur me një ngjyrë të verdhë. Në orën 3:11, hija e planetit tonë e kishte përfshirë plotësisht satelitin e saj. Pika më fantastike e eklipsit u shënua kur akrepat tregonin orën 3:47 të mëngjesit, ndërsa përfundimi i tij u regjistrua në orën 6:22, gjithmonë duke i'u referuar orës sonë lokale.Ndërkohë këto janë disa prej pamjeve më spektakolare të fokusuara nga aparatet fotografike./Oranews.tv/