Tusk përkrah Kosovën në rrugën integruese europiane

Presidenti i Këshillit të Europës Donald Tusk shprehu përkrahjen për rrugën integruese europiane të Kosovës. Deklarata i bëri nga Nju Jorku ku u takua më Kryeministrin Isa Mustafa, zv/kryeministrin hashim Thaçi dhe ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku,Gjatë takimit, kryeministri Mustafa theksoi angazhimin e Qeverisë së Kosovës për zhvillim ekonomik, hapjen e vendeve të reja të punës, reforma të gjithmbarshme dhe fuqizim të shtetit ligjor.Sipas një komunikate të Qeverisë së Kosovës, Mustafa veçoi përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për proceset eurointegruese, duke theksuar se Kosova i ka përmbushur kriteret për nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA) dhe për liberalizimin e vizave, dhe se tashmë pret finalizimin e këtyre dy proceseve, shkruan KosovaPress.Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, vlerësoi progresin në Kosovë si dhe hapat e ndërmarrë për zhvillimin e vendit.Presidenti Donald Tusk shprehu përkrahje për rrugën integruese evropiane të Kosovës.