Edhe avokatët me kasa fiskale

Gjykata e Apelit Administrativ rrëzon kërkesën e Dhomës Kombëtare të Avokatisë për shfuqizimin e pjesshëm të një VKM-je të dhjetorit 2014, për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar.Ky vendim ka të bëjë me heqjen e TVSH që paguajnë avokatët. Njoftimin e ka dhënë kreu i Shoqatës së Avokatëve Penalistë, Saimir Vishaj në faqen e tij në fb.“Avokat shrengoni rripin me kasa fiskale dhe TVSH!Kur nuk ju duan gjyqtaret mos prisni tju doj Ministri i Financave pasi sot Gjykat e Apelit Administiv rrezoi ankimimin e avokateve . Turp per keta gjyqtar qe neser do punojne avokat!!!Turp per avokatet qe smbrojne dot veten e tyre”Më herët Vishaj kishte paralajmëruar se nëse Gjykata Administrative do të rrëzonte ankimimin kundër heqjes së TVSH për avokatët dhe kasat fiskale, atëhere Shoqata e Avokatëve Penalistë do të ndërmarrë hapa të tjerë.7