Pengohet Papa, për pak rrëzohet nga shkallët e avionit

Incident i vogël për Papa Franceskon në aeroportin e John F. Kennedy të Nju Jorkut. Ai për pak rrezikon të bie nga shkallët teksa po ngjitej në bordin e avionit që shkonte për në Filadelfia, udhëtimi i tij i fundit apostolik. Nga era e fortë, Papa e humb ekuilibrin e tij për një moment, por pa rrëshqitur.