29 të dënuara me çertifikata të formimit profesional
Sot ato vuajnë në këtë institucion, dënimin për krimet e kryera por nesër do të jenë gati për të ardhmen në shoqëri, duke patur një zanat.Janë 29 gra, të cilat për disa javë i janë nënshtruar një kursi pranë qendrës së formimit profesional në Tiranë dhe që këtë të shtunë kanë marrë çertifikatat, që i mundëson atyre rinisjen e një jete të re, pas dënimit.Çertifikatat i janë dorëzuar nga ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë Blendi Klosi.Blendi Klosi: "Nëpërmjet trajnimit në këto qëndra të formimit profesional, ne kemi arritur që disa prej jush gjatë këtyre ditëve të dënimit, ti japim një zanat më shumë, një eksperiencë më shumë të punës dhe për të qënë të gatshëm për tu riaktivizuar në jetën tuaj të përgjithshme. Dënimi që keni marrë i përket të shkuarës ndërsa trajnimi që keni marrë në këto qëndra trajnimi profesional, është një gjë që i takon të ardhmes suaj".Përpara të burgosurave, ministri Klosi edhe një herë theksoi nevojën për të ndërhyrë në arsimin profesional, për ta bërë atë sa më fleksibël ndaj kërkesave.Blendi Klosi: "Ne sot kemi një handikap shumë të madh në vendin tonë, pasi nga njëri kraj kemi vende të lira pune për profesione të caktuara dhe nga krahu tjetër kemi me qindra e qindra kërkesa për punësimit. Për këtë qëllim, ne qendrat duhet ti orientojmë drejt tregut të punës dhe duhet të jemi shumë më tepër aktiv".Kurset profesionale për të burgosurat, janë kryer në bashkëpunim të Ministrisë së Mirëqënies Sociale dhe Ministrisë së Drejtësisë./Oranews.tv/