KLSH padit në prokurori ish-administratorin e OSHEE-së

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar penalisht ish-administratorin e CEZ, Arben Seferi, dhe dy ish-drejtues të lartë të saj shoqërie, për periudhën kur kjo shoqëri ka qenë nën administrim të përkohshëm të shtetit shqiptar.Pas auditimit të ushtruar në këtë kompani është konstuar  një dëm prej 32 milion eurosh në buxhetin e shtetit.Shkeljet kryesore lidhen me tenderat për blerjen e energjisë elektrike gjatë periudhës janar-korrik 2014,me mbifaturimin e konsumatorëve dhe me proçedurat e blerjes së materialeve dhe paisjeve elektrike.Gjithashtu, nga auditimi rezultoi që ERE, me veprimet dhe mosveprimet e saj, ka krijuar një situatë konfuze në sistemin energjetik.Demi ekonomik- 9,727,223 euro nga blerja e energjisë elektrike gjatë periudhës Janar – Korrik 2014- 11,082,68 euro nga mbifaturimi i konsumatorëve me pasojë uljen artificiale të humbjeve teknike- 4,359,882 euro, nga procedurat e blerjes së materialeve dhe pajisjeve elektrike.Njoftimi i KLSH-së