Kontrollet në biznesin e madh, përzgjidhen 46 kompanitë me risk
Ministri i Financave Shkëlqim Cani deklaron se pas kontrollit masiv në terren të të gjitha bizneseve, operacioni anti informalitet do të fokusohet te biznesi i madh. Sistemi I ri tatimor ka përzgjedhur 46 kompanitë e para që do të kontrollohen, të cilat kanë rezultuar edhe me risk më të lartëOperacioni anti informalitet, pas biznesit të vogël do të fokusohet te 46 kompani të mëdha të përzgjedhura nga sistemi me risk të lartë. Përzgjedhja e tyre është bërë në bazë të disa kritereve, si pagesa e taksave, ndryshimet në deklarime etj."46 subjektet I ka përzgjedhur kompjuteri. Nuk ka dorë asnjë. Janë të renditura nga më me rrisk e poshtë. Nuk janë pa peshë në ekonomi.Po përse qveria nuk e nisi luftën anti informalitet te bizneset e mëdha, që bëjnë edhe evazionin më të madh?"Po të kishim filluar masivisht me biznesin e madh të jeni të sigurtë se do të kishim zëra të ngritura në qiell se po përzgjidhen bizneset. Na duhejt ë nxirrnim këtë mbi bazën e rriskut. Javën e kaluar e nxorri sistemi. Po të dalë dhe vëllai im për t'u kontrolluar nuk kam se cfarë ti bëj vëllait"Ministri Cani ka garantuar se vitin e ardhshëm nuk do të ketë rritje taksash, por rregullime. Ai deklaroi gjithashtu se duke filluar nga dita e hënë qeveria do të dalë në tregun ndrëkombëtar për të emetuar eurobondin e ri me vlerë nga 300 deri në 500 milionë euro për të shlyer eurobondin e vjetër që i përfundon afati në tetor.
/Oranews.tv/