Ndërtimet pas 2009 në ditët e fundit të afatit, vetdeklarimet në nivel të ulët
Vetëm pak ditë para mbylljes së afatit të vedeklarimit për ndërtimet pas 2009 interesi i qytetarëve është i ulët.Përgjegjësja e sektorit të Legalizimeve,Tana Kushova, shpjegon se kjo lidhet me faktin e deklarimet janë kryer një vite më parë pavarësisht se nuk ishin përfshirë në proçesin e legalizimit. Agjencia e legalizimit të zonave informale paralajmëron se pas 30 shtatorit nuk do të pranohet asnjë dosje.Në ditët e fundit të afatit për vetëdeklarime të ndërtimeve pa leje nga qytetarët vihet re një zbrazje e sporteleve prane Agjencisë së legalizimit. Zyrat shpjegojnë se qytetarët e kanë përmbyllur këtë proçes prej disa muajsh. Interes kanë patur vetëm emigrantët, të cilët e kanë kohën e qëndrimit në vend të kufizuar.Tana Kushova: “Fluksi nuk ka qenë i madh sepse duke qenë se është një deklarim vullnetar dhe është hapur një vit më përpara, shumica nga këta duke menduar që janë brenda rregullit pavarëisht se nuk kanë qenë, kanë deklaruar dhe në deklarimin që është hapur një vit më përpara”.Pas mbylljes së afatit me 30 shtator paralajmërohet se nuk do të pranohet asnjë dosje.Tana Kushova: "Aluizni nuk pranon më sepse tani është bërë publike kur mbaron afati i vetëdeklarimit të ndërtimeve pa leje”.Pas vitit 2009 llogariten se janë ndërtuar rreth 50 mijë objekte pa leje ne gjithe vendin, të cilat tani kanë mundësi të futen në proçesin e legalizimit.