Përmbytjet në Shkodër, ekspertë hollandezë japin ide për parandalimin e tyre
Përmbytjet në Shkoder të perseritura vitet e fundit mund të parandalohen sipas ekspertëve të huaj. Gjatë një takimi me prefektin e këtij qytetit, ekspertë nga Hollanda shohin si zgjidhje ndërtimin e një bypass-i përreth qytetit, por edhe zhvendosjen e banorëve aty ku rreziku është më i lartë.Luitzen Bijlsma, Ish drejtori i parandalimit të përmbytjeve në banken boterore: "Ne jemi në dijeni edhe për përmbytjet që kanë ndodhur në Shkodër në vitin 2010-2011. Do të ishte mirë që të bëhet një by pass apo e thënë ndryshe një kanal i madh përreth qytetit në mënyrë që ta kalojë lumin Drin dhe të shkojë në liqen që është afër qytetit. Këto lloj infrastrukturash për bypass-se, janë pjesë e skemave më të mëdhaja pasi në disa raste nuk adreson të gjitha problemet. Ajo që nevojitet është një skemë integrale e basenit ujor. Kemi disa shembuj pozitiv në Hollandë ku kemi bërë by pass për të shpëtuar qytete të ndryshme. "Për të vënë në zbatim këto ide do të duhet në studim i plotë dhe hartim i një programi të detajuar që t'i dorëzohet qeverisë.Paulin Radovani, prefekt i qarkut Shkodër: Bashkia e Shkodrës tani përmbledh dhe të gjithë ish-komunat që edhe i shton problemet përmbytjes por edhe e bën të mundur studimin e këtij problemi.Me ardhjen e stinës së dimrit qarku i Shkodrës për shkak të reshjeve të shiut por edhe mbushjes së kaskadës së Drinit është i riskuar nga përmbytjet.