Rama: Drejtësia, bashkëjetesa fetare dhe bashkëpunimi rajonal, prioritete
Në vijim të vizitës së tij në New York, Kryeministri Edi Rama, iu adresua seancës së posaçme për zbatimin e axhendës së zhvillimit post 2015, në Samitin e Kombeve të Bashkuara. Forcimi i shtetit të së drejtës, bashkëjetesa fetare dhe bashkëpunimi rajonal, ishin shtyllat e fjalimit të shefit të qeverisë shqiptare.Forcimi i shtetit të së drejtës, bashkëjetesa fetare dhe bashkëpunimi rajonal, ishin shtyllat e fjalimit të kryeministrit Edi Rama, në seancën për zbatimin e axhendës së zhvillimit post 2015 në Samitin e Kombeve të Bashkuara, që u mbajt në New York.Rama:"Më lejoni të shpjegoj shkurtimisht pse, çfarë do të thotë për ne qëndrueshmëria për të tashmen dhe vitet në vijim. Do të thotë të përforcojmë shtetin e së drejtës, të forcojmë vlerat tona demokratike shoqërore, të thellojmë harmoninë e gjerë shoqërore. Këto janë themelet e rrugës sonë të zhvillimit dhe garancitë e kohezionit tonë social".Shefi i qeverisë, u ndal edhe tek reforma në drejtësi.Rama:"Një proçes jetësor që do ta bashkojë më shumë shtetin me qytetarët, do t'i japë drejtësisë kuptimin e saj të vërtetë dhe do të ketë një ndikim më të thellë dhe pozitiv mënyrën sesi vendi do të shkojë përpara në vitet në vijim."Kryeministri thirri në vëmendje edhe harmoninë fetare në vendin tonë:Rama:"Gjatë vizitës së tij në Shqipëri, e cila ishte dhe vizita e tij e parë në Europë, Papa Françesku deklaroi se harmonia ndërfetare e shqiptarëve është një model frymëzues për botën, e cila tregon se bashkëjetesa mes të krishterëve dhe myslimanëve, jo vetëm është e mundur, por është e dobishme për zhvillimin e një vendi".Numri një i qeverisë shqiptare foli edhe për nevojën e bashkëpunimit në Ballkan, kur tha se ndërmjet nismave konkrete po tentohet afrimi i BE me Ballkanin Perëndimor.Kryeministri do të mbajë fjalën e tij përpara Asamblesë së Përgjithshme Kombeve të Bashkuara në datën 2 tetor.