Tragjedia në Mekë, rritet bilanci, 769 viktima, 900 të plagosur
Është rritur në 769 viktima bilanci i tragjedisë më të rëndë të 25 viteve të fundit gjatë peligrinazhit të Haxhit në qytetin e shenjtë të Mekës në Arabinë Saudite.Por bilanci mbetet ende provizor, pasi mes 934 të plagosurve ka ende shumë pelegrinë në gjendje të rëndë të cilët po luftojnë për jetën nën kujdesin mjekësor.Ndërkaq, Myftiu i madh i Arabisë Saudite, që është kleriku më i lartë në vend ka thënë se ngjarja e krijuar gjatë peligrinazhit në Mekë këtë vit ishte përtej kontrollit njerëzor."Ti nuk ke asnjë përgjegjësi për atë që ndodhi. Nuk është faji yt që njerëzit humbasin kontrollin. Fati është i pashmangshëm", mësohet t'i ketë thënë Myftiu princit Mohammed bin Nayef.Por ndërsa bilanci i viktimave vijon të rritet, ashtu po ndodh edhe me reagimet. Irani dhe vende të tjera kanë kritikuar ashpër autoritetet saudite për masat e sigurisë dhe trajtimin e ngjarjes.Nga ana e tyre, autoritetet saudite kanë hapur një hetim për të zbuluar shkakun e incidentit me bilancin tragjik, ndërsa Mbreti Salman ka urdhëruar një rishikim të masave të sigurisë gjatë peligrinazhit.Veç tragjedisë së rëndë, gjatë peligrinazhit nuk janë raportuar incidente të tjera serioze.