Kumbaro replikon me historianët: Gjergj Kastrioti quhej dhe Skënderbe
Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, ka reaguar pas deklaratave të Forumit për Mbrojtjen e Trashëgimisë Historike Kulturore Kombëtare lidhur me vendosjen e pllakatit të Sulltan Sulejmanit në hyrje të Kalase së Lezhës.Duke përcjellë reagimin e Profesor Gjerak Karaiskaj, “një nga njohësit më të mirë të fortifikimeve dhe kalave në Shqipëri” që “shpjegon me qetësinë e njeriut të ditur se ç’është një pllakë me mbishkrim dhe ç’rëndësi ka”, Ministrja e Kulturës ka vijuar replikat në distancë me ata që e sulmuan vendosjen e kësaj pllake.“Theodor Ippen, historian dhe konsull i Austrise ne Shkoder, ne nje nga librat e tij e pershkruan pllaken e vendosur mbi porten e kalase, qe ne vitin 1900. Per mua si historian vlen ashtu si cdo pllake apo mbishkrim tjeter qe ndihmon ne datimin e sakte te historise se nje monumenti. Ajo qe me shqeteson ne kalane e Lezhes, jane ndertimet pa leje qe e kane demtuar barbarisht. Shtepite jane ndertuar me guret e kalase dhe ajo qe per mua eshte edhe me skandaloze eshte qe ne vend qe te mos ishin lejuar, ne vend qe te prishen, po behen perpjekje qe te cojne edhe kanalizimet e ujit etj” citon Kumbaro Profesor Gjerak Karaiskaj.Kumbaro nënvizon se Monumentet e Kulturës nuk mund të mbajnë përgjegjësinë e gabimeve të shoqërisë ndër shekuj.“Jemi me fat që Shqipëria është një muze i hapur monumentesh! Kjo është fantastike! Ne kemi detyre t'i mbrojme, jo t'i fshehim e as t’i kyçim! Historianet kanë detyre t'i lexojnë e t’i shpjegojnë.Nuk na e kanë fajin monumentet e kulturës për pishmanet, pamundësitë, apo gabimet e shoqërisë në shekuj!Heroi ynë kombëtar quhet edhe Gjergj Kastrioti edhe Skënderbe, dhe këtë nuk e fshehim!Uroj që reagimi në rrugë, facebook, media, forume dhe në kafene po të doni, të ngrihet fort në mbrojtje të të gjitha dëshmive të historisë dhe të kulturës sonë, pa komplekse dhe pa iu fshehur vetvetes!”Për Ministren Kumbaro, Monumente kulture si kalaja e Lezhës janë të ekspozuara nga të tjera rreziqe, ndër to edhe mosdija.“Uroj që ky reagim të ngrihet kundër ilegalitetit të ndërtimeve që për vite të tëra përdhunuan kalanë e Lezhës, të Krujës e me radhë, e të mos i kishim lejuar kur ndodhën!!Uroj që ky reagim të ngrihet kundër vjedhjes e përdhosjes së kishës së Shën Kollit dy ditë më parë, bash në Lezhë, ku s'dëgjuam njeri të indinjohej!Uroj që ky reagim të ngrihet kundër gjuhës së urrejtjes, së përçarjes e fyerjes. Uroj sidomos që reagimi dhe gjithë mobilizimi i shoqërisë të ngrihet kundër padijes - armiku ynë më i madh!”
