Mes refugjatëve sirianë që kalojnë kufirin në Serbi dhe ish basketbollisti profesionist
Mbi 500 emigrantë kanë kaluar kufirin midis serbo-kroat teksa qindra të tjerë po mbahen përkohësisht të bllokuar në pikat doganore. Një prej refugjatëve që bie në sy, është ish-basketbollisti profesionist Mohamed al-Imam. Kur ai u largua nga Lindja e Mesme, bënte pjesë në një ekip elitë në ligën siriane. Bashkë me të po udhëtojnë dy vajzat si dhe familja e tij."Është pak e vështirë për të udhëtuar pasi moti është shumë i keq dhe rrymat detare janë shumë të forta. Çdo ditë në Siri është e frikshme. Në zonën ku jetoja unë shpërthenin bomba pothuajse në çdo moment. Nuk kishim energji elektike, uje, gaz dhe naftë. Shkollat u mbyllën dhe doktorët u larguan nga spitalet. Për këto shkaqe unë vendosa që të largohem. "Më shumë se 60.000 emigrantë kanë hyrë në Kroaci nga Serbia gjatë javës së shkuar. Në këto kushte, shteti kroat ka bërë me dije se nuk do të lejojë më shumë se 5000 azil kërkues në ditë që të kalojnë kufirin./oranews.tv/